Ndeshja e ndërprerë mes Danimarkës dhe Finlandës do të vazhdojë në orën 20:30.
UEFA njoftoi se me kërkesë nga të dy klubet ndeshja mes tyre do të vazhdojë nga ora 20:30, përkundër rastit të Christian Eriksen, përcjell Gazeta Express.
Pesë minutat e fundit të pjesës së parë do të zhvillohen, më pas do të jenë pesë minuta pushim dhe do të fillojë pjesa e dytë.
“Ndeshja është pezulluar për shkak të një urgjence mjekësore të Christian Eriksen të Danimarkës. Lojtari tanimë është në spital dhe në një gjendje stabile. UEFA i uron shërim të plotë dhe të shpejtë Christian Eriksen dhe dëshiron të falënderojë të dy skuadrat për sjelljen e tyre shembullore” – thuhej ndër tjera në njoftimin e UEFA-s.