Hera e fundit që udhëheqësit amerikanë dhe rusë u takuan në Gjenevë ishte kur Ronald Reagan u përplas me shefin e ri sovjetik, Mikhail Gorbachev, në nëntor të vitit 1985. Oh, sa shumë kanë ndryshuar kohët që nga atëherë.
Për të qenë të sigurt, do të ketë shpërthime nga e kaluara kur Presidenti Biden dhe Presidenti Vladimir Putin do të takohen të mërkurën në Villa La Grange, e cila sheh ka Liqeni i Gjenevës. Biden ka premtuar se do t’i ligjërojë Putinit për të drejtat e njeriut dhe aventurizmin jashtë Rusisë dhe se Putin do të përgjigjet me mirësi në të njëjtën monedhë. Dhe në konferenca të ndara shtypi në fund, të dy burrat ka gjasa që të pohojnë se ata e bënë botën një vend të sigurt, pavarësisht mospajtimeve, të paktën duke rënë dakord që të menaxhojnë armiqësitë e tyre.
Kjo do të jetë një arritje e vogël dhe e nevojshme. Marrëdhëniet e SHBA-së me Rusinë, siç ka thënë Putin në një intervistë dhe zotëri Biden është pajtuar me të, janë në “pikën më të ulët”, me shumë mundësi që kur Rusia doli nga rrënojat e Bashkimit Sovjetik më 1991.
Dhe pavarësisht zvogëlimit të mprehtë të pasurisë dhe shtrirjes, ka mjaft fronte në të cilët ajo para paraqet kërcënim serioz për rendin ndërkombëtar dhe stabilitetin global, nga Ukraina dhe Siria, siguria kibernetike, të drejtat e njeriut, si dhe në fushat ku nga një lidhje biznesore në mes Moskës dhe Washingtonit mund të përfitojnë të dyja palët, përfshirë ndryshimet klimatike, Iranin, Kinën, Arktikun që po shkrihet dhe pandeminë.
Këtu duhet më së shumti diplomacia e samitit, për të gjetur mënyra për të menaxhuar marrëdhënien e thartuar që gjërat të mos bëhen më keq dhe kundërshtarët të mund të bashkëpunojnë ende aty ku duhet.
Por kjo nuk duhet ngatërruar me samitet e Luftës së Ftohtë kur Reagan dhe Gorbachev u përplasen në Gjenevë në vitin 1985, kur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik ishin të zotë të domeneve në një univers bipolar dhe secila fjalë e gjest i tyre – sikurse edhe qëndrimi i frikshëm i zonjave të para Nancy Reagan dhe Raisa Gorbachev – u shqyrtuan hollësisht nga një sërë ndihmësish dhe ekspertësh për ndërrime globale tektonike dhe u transmetuan te një botë e fascinuar nga një grup gazetarësh.
Unë isha midis tyre dhe (Gorbachev) ishte kokëfortë. Nuk kishte pasë samit për gjashtë vjet dhe Gorbachev ishte ngritur në pushtet vetëm para tetë muajve me premtimin për ndryshim të vërtetë pas disa vjetësh stagnim në Bashkimin Sovjetik dhe në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik. Reagan i hapi bisedimet me një deklaratë dramatike: “Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik janë dy vendet më të mëdha në tokë, superfuqitë. Dy vendet që mund të fillojnë Luftën e Tretë Botërore, por gjithashtu dy vendet e vetme që mund të sjellin paqe në botë”.
Bashkimi Sovjetik do të binte pas pak vjetësh. Sidoqoftë, samiti i parë post-Sovjetik, midis Bill Clinton dhe Boris Yeltsin, në Vancouver në prill të vitit 1993, ishte ende një punë e madhe, tani plot shpresë se një Rusi e çliruar nga komunizmi do të shkrihej pa probleme në një “partneritet të ri demokratik”. E mbaj mend se e pashë Clintonin tek po ndahej nga Yeltsin po i shkundte dorën me etnuziasëm duke e këshilluar atë: “Fito! Fito!”.
Kjo zemërmirësi zgjati edhe kur presidenti George Ë. Bush u takua me pasardhësin e zgjedhur të Yeltsin, Vladimir Putin, në Slloveni në vitin 2001. Ishte ky takim kur Bush e pati bërë komentin e tij të famshë (apo famëkeq): “Unë isha në gjendje ta ndjeja se çfarë shpirti ka”.
Por marrëdhënia u acarua për amerikanët kur Rusia e Putinit aneksoi Krimenë dhe nisi operacione ushtarake kundër Gjeorgjisë dhe Ukrainës, si dhe u bë gjithnjë e më autoritare dhe intolerante ndaj opozitës. Pastaj erdhi hyrja e Rusisë në luftën e Sirisë dhe ndërhyrja e saj e pacipë në zgjedhjet e 2016 në mbështetje të Donald Trump, pasuar nga katër vjetët e një lidhje personale të çuditshme të Trumpit me Putinin derisa një këshill special po hetonte intrigat e Rusisë dhe lidhjet në mes të dy qeverive.
Ditët rozë të dy dekadave më parë janë të vështira të imagjinohen tani, kur imazhi i Putinit në mesin e shumicës së amerikanëve është një bandit i pandryshueshëm, tani kur të gjitha konsullatat në kryeqytetet përkatëse janë të mbyllura, të dy ambasadorët janë në shtëpi “për konsultime” dhe takimi i Biden me Putin po sulmohet në Washington duke u parë si një qetësim i një autokrati malinj. Në sytë e amerikanëve, Rusia është një irrituese, një vend në rënie, por ende e aftë për ligësi të mëdha nën një udhëheqës, vija e të cilit nuk mund të ndryshohet dhe i cili është ngulitur për shumë vjet të tjera.
Mund të vjen si një surprizë për disa amerikanë, por në shumë sy rusë, janë Shtetet e Bashkuara keqbërese dhe që iu duhet ndryshimi; Shtetet e Bashkuara që kanë nevojë të pranojnë se momenti i tyre njëpolar ka mbaruar dhe ato nuk mund të imponojnë vullnetin e tyre në të gjithë botën; Shtetet e Bashkuara që predikojnë demokracinë dhe të drejtat e njeriut dhe shpërndajnë sanksione kundër atyre që e sfidojnë atë ndërsa demokracia e vet është në një çrregullim të polarizuar.
Megjithë ekonominë në probleme dhe shumë vjet në pushtet që e kanë gërryer qëndrimin e Putinit në pushtet dhe disidentët si Aleksei Navalny që kanë lëkundur sundimin e tij, ai mbetet popullor – pjesërisht për menaxhimin për të kujtuar administratën e Biden, qoftë përmes ndërhyrjes kibernetike apo lëvizjeve kërcënuese të trupave në kufijtë e Ukrainës, se Rusia nuk do të merret si e mirëqenë.
Takimi në Gjenevë nuk do të pajtojë këto vizione dhe s’do të shohë asnjërin prej udhëheqësve që vështrojnë në shpirtin e tjetrit. Të dy e kanë bërë të qartë këtë. Por të dy kanë arsye të ngutshme për t’i bërë marrëdhëniet e tyre më të qëndrueshme dhe të parashikueshme.
Pas disa vjet konfliktesh dhe sanksionesh, Putin me siguri mirëpret disa prova që tregojnë se ende ka peshë në botë. Gatishmëria e tij e dukshme për t’u marrë seriozisht me sigurinë kibernetike dëshmon që ai dëshiron të dalë nga takimi me diçka për të treguar.
Biden, nga ana e tij, me siguri është i etur që të ulë tensionin me Rusinë, qoftë edhe për t’u shpërqendruar nga agjenda e tij e brendshme dhe përplasja me Kinën. Kina, me të vërtetë, do të jetë elefanti në vilën buzë liqenit të Gjenevës, një forcë që shqetëson Moskën po aq sa shqetëson Washingtonin.
Pra, edhe nëse takimi përmban një grindje të ndërsjellë dhe përfundon pa një komunikatë të përbashkët, një “rivendosje” besimi ose shfaqje dinakërie, thjesht duke u bashkuar dhe duke demonstruar një gatishmëri një shans për t’i dhënë një diplomacie të vërtetë – ndoshta duke njoftuar iniciativa të përbashkëta për kontrollin e armëve, sigurinë kibernetike, ndryshimin e klimës apo Arktikun – do të përmbushej misioni.
Serge Schmemann është anëtar i bordit redaktorial të gazetës “The New York Times”. Ai ka fituar çmimin Pulitzer në vitin 1991 për mbulimin e ribashkimit të Gjermanisë dhe një çmim Emmy në vitin 2003 për punën e tij në një dokumentar televiziv në lidhje me konfliktin izraelito-palestinez.
Artikulli fillimisht është publikuar në The New York Times.