Trajneri i Sllovakisë, Stefan Tarkoviq, ka thënë se mbrojtësi Denis Vavro dhe një anëtar i stafit drejtues, kanë dalë pozitiv në testin për koronavirus, para duelit kundër Suedisë në Kampionatin Evropian.
Tarkoviq ka thënë se Vavro nuk ka simptoma dhe është i izoluar. Ndërkohë, nuk e ka përmendur emrin e trajnerit të prekur me virus.
Ndeshja kundër Suedisë do të zhvillohet në St. Petersburg të premten.
Këta janë dy rastet e para pozitive me virus qëkur filloi “Euro 2020”.
Lojtarët e Suedisë, Dejan Kulusevski dhe Mattias Svanberg, dolën pozitiv me virus para nisjes së turneut.