Milot Rashica ka folur për herë të parë si lojtar i Norwich Cityt.
Milot Rashica është lojtari më i ri i Norwich Cityt, transmeton lajmi.net.
Rashica ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me skuadrën nga Premireliga.
Reprezentuesi kosovar ka publikuar një mesazh për tifozët e Norwichit, të cilin e ka publikuar skuadra angleze në rrjetin e tyre social, Twitter.
“Përshëndetje për të gjithë tifozët e Norwichit, unë jam Milot Rashica dhe unë jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që do bashkohem me skuadrën”, tha ai.
“Unë mezi pres të filloj dhe të luaj para të gjithë juve. Shpresoj t’ju shoh shpejt”, përfundoi Milot Rashica.
https://twitter.com/NorwichCityFC/status/1407367783801778185?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1407367783801778185%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button