KB Trepca ka prezantuar basketbollistin amerikan, Ty Cockfield.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit ‘Xehetarë’, përcjell Klan Kosova.
Cockfield është i gjatë 1.80 centimetra dhe luan në pozitën e organizatorit.
Ai së fundi ishte pjesë e skuadrës greke Charlios në elitën e basketbollit në këtë vend.
Ditë më parë, skuadra mitrovicase prezantojnë edhe basketbollistët Samir Zekiqi e amerikanin tjetër, Gerald Blackshear.