Janë zbuluar pesë gjuajtësit e penalltive të para nga ana e Gjermanisë, në rast se ato do e përcaktojnë fituesin kundër Anglisë.
Joachim Low ka zgjedhur paraprakisht lojtarët më të mirë për penallti, dhe emrat janë zbuluar nga mediet gjermane, para përballjes në Wembley.
Toni Kroos, Thomas Muller, Joshua Kimmich, Leon Goretzka dhe Kai Havertz do të jenë pesë përgjegjësit e parë për të mposhtur portierin anglez.
Në rast se pesë tentimet e para nuk përcaktojnë fituesin, Ilkay Gundogan, Marcel Halstenberg dhe Matthias Ginter do të jenë të radhës për gjuajtje, raporton Daily Mail, transmeton Klankosova.tv.
Fituesit e përballjes të së martës në Wembley do të vazhdojnë të përballen me Suedinë ose Ukrainën në çerekfinalet e garës, përpara se të takojnë Danimarkën ose Republikën Çeke më pas në gjysmëfinale.
Pas eliminimit të Francës nga Zvicra, skuadra e Southgate tani shihen si favoritë për të fituar garën, së bashku me Belgjikën.