Fjalë Kyçe

Debat mes prindërve të Rabiot, Mbappe e Pogba gjatë ndeshjes me Zvicrën

Debat mes prindërve të Rabiot, Mbappe e Pogba gjatë ndeshjes me Zvicrën

Francë-Zvicër ka pasur edhe sherr, sigurisht në kampin e humbësve. Protagonistë nuk kanë qenë futbollistët, as tifozët siç ndodh zakonisht. Prindërit e kampionëve të botës kanë dhuruar një shfaqje të shëmtuar në tribunë, sikurse raporton RMC Sport.

Gjithçka ka ndodhur në harkun kohor të 20 minutave, në stadiumin e Bukureshtit ku u luajt ndeshja.

Nëna e Adrien Rabiot ka marrë skenën, pasi është përplasur me familjarët e Pogba dhe Mbappe.

Mesfushori i United dhe ai i Juventusit u kapën edhe në fushë, ndërkohë që nëna e Rabiot i është drejtuar familjarëve të Pogba për topin e humbur në rastin e golit të tretë, shënuar nga Gavranovic.

Ajo nuk është mjaftuar me kaq, pasi i ka kërkuar babait të Mbappe të merret me djalin e tij, pasi sipas saj ai është arrogant.

Në shënjestër edhe gazetarët, të cilët nëna e Rabiot u ka thënë se janë ata që e përkëdhelin sulmuesin e PSG-së. Të gjithë janë habitur nga sjella e Veronique Rabiot.

https://twitter.com/RMCsport/status/1409906579911106563?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1409906579911106563%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fdebat-mes-prinderve-te-rabiot-mbappe-e-pogba-gjate-ndeshjes-me-zvicren%2F