Koha e rregullt mes Suedisë dhe Ukrainës është mbyllur baras 1-1 dhe fituesi do të mësohet pas 30 minutave, apo edhe ekzekutimit të penalltive.
Çerek finalisti i fundit në Euro 2020 do të mësohet pas 30 minutave vazhdime, apo edhe ekzekutimit të penalltive pasi 90 minuta në stadiumin “Hampden Park” nuk i kanë mjaftuar Suedisë dhe Ukrainës.
Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 1-1, të dy golat u shënuan në pjesën e parë.
Në minutën e 28-të, Oleksandr Zinchenko ka shënuar një gol shumë të bukur për të kaluar Ukrainën në epërsi.
Suedia barazoi gjithçka me supergolin e Emil Forsberg në minutën e 43’.
Deri në fund, nuk pati më gola dhe kundërshtari i Anglisë në çerekfinale do të mësohet pas 30 minutave vazhdime apo ndoshta edhe ekzekutimit të penalltive.