Klubi austriak, SCR Altach, ka nënshkruar me sulmuesin shqiptar, Atdhe Nuhiu, ku do të luajë në dy vitet e ardhshme.
Qendërsulmuesi shtatlartë (1.96 metra) së fundmi ka qenë pjesë e klubit qipriot, Apoel Nicosia.
Nuhiu kthehet në Bundesligan austriake nga ku ishte larguar tetë vite më parë.
Në verën e vitit 2013, ai u largua nga Rapid Vienna drejt Sheffield Wednesday, ku zhvilloi 277 ndeshje zyrtare duke shënuar 50 gola dhe duke dhuruar 27 asistime në Championship.
“Loja e tij karakterizohet nga rreziku i madh për gola, fiziku i fortë dhe përvoja e madhe, që tash do ta sjellë në radhët tona”, ka thënë drejtori sportiv Werner Grabherr.