Mesfushori shqiptar Xherdan Shaqiri ka folur pas humbjes së Zvicrës nga Spanja.
Spanja u kualifikua në gjysmëfinale të “Euro 2020” pasi mposhti Zvicrën pas ekzekutimit të penalltive, shkruan lajmi.net.
Protagonisti kryesor i Zvicrës në këtë Kampionat Evropian ishte si gjithmonë Shaqiri, i cili e mbylli këtë ‘Euro’ me tre gola të shënuar prej të cilëve njërin e realizoi sot dhe dy të tjerë kundër Turqisë.
Mesfushori ka dhënë një deklaratë të shkurtër pas ndeshjes ku tha:
“Unë jam me të vërtetë krenar për ekipin. Penalltitë janë çështje fati 5-50. Unë isha nervoz duke parë gjuajtjet e tyre, mendoj se thjesht na ka munguar pak fati sot”.