Leonardo Spinazzola pritet të marrë pjesë në finale, nëse Italia e mposht Spanjën.
Spinazzola do t’i nënshtrohet operacionit të tendinit të Akilit sot dhe, siç raportohet, ai do të marrë pjesë në Finalen e EURO-s në Wembley Stadium nëse Italia mund Spanjën.
Spinazzola nuk do të mund të luajë rreth gjashtë muaj pas dëmtimit të tendinit të Akilit, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv
28 vjeçari do t’i nënshtrohet një operacioni në Finlandë sot, dhe do të kthehet në Romë nesër kur skuadra e Roberto Mancini përballet me Spanjën në gjysmëfinalen e UEFA Euro 2020 në Wembley Stadium.
Spinazzola ishte një nga lojtarët më të mirë të Italisë në Euro, duke u vlerësuar me çmimin e lojtarit të ndeshjes në dy nga pesë ndeshjet që i zhvilloi.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Spinazzola pritet të marrë pjesë në Finalen e EURO 2020 në Wembley nëse italianët arrijnë ta mposhtin Spanjën në gjysmëfinale.
Italia përballet nesër me Spanjën, nëse ata dalin si fitues, Spinazzola do të marrë një fluturim privat me agjentin e tij Davide Lippin për të shkuar drejt Londrës për të parë finalen të dielën, më 11 korrik.