Koha e rregullt prej 90-të minutave nuk ka dhuruar fitues në ndeshjen Angli – Danimarkë.
Në stadiumin “Wembley” të Londrës, Anglia dhe Danimarka janë duke zhvilluar ndeshjen gjysmëfinale në “Euro 2020”.
Koha e rregullt prej 90-të minutave nuk ka dhuruar fitues, teksa ndeshja tani do të shkoj në vazhdime.
Ndeshja u mbyll baras 1-1, me të dy golat që u shënuan në pjesën e parë.
Mikkel Damsgaard shënoi për danezët në minutën e 30-të, kurse Simon Kjaer barazoi rezultatin me një gol në minutën e 39-të.
Tani do të zhvillohen edhe dy pjesë me nga 15-të minuta. Në rast se sërish nuk ka fitues, atëherë finalisti i dytë do të përcaktohet përmes penalltive.
https://streamable.com/ud2yex