Talenti kosovar Andi Hoti ka marrë ftesën për t’u stërvitur me ekipin e parë të Interit për miqësoret parapërgatitese.
Hoti që është pjesë e Kosovës U21 shihet si ndër talentët e së ardhmes, derisa së fundmi rinovoi kontratën me Interin deri në vitin 2023, shkruan lajmi.net.
Tani, Hoti edhe është ftuar te Inter për ndeshjet miqësore parapërgatitese.
Komunikata e Interit:
“Portierë: Handanovic, Radu Cordaz
Mbrojtës: D’Ambrosio, Ranocchia, Darmian, Dimarco, Kolarov, Vanheusden, Pirlo, Dalbert
Mesfushorë: Agoume, Sensi, Gagliardini, Nainggolan
Sulmues: Salcedo, Mulattieri, Colidio, Pinamonti
Lojtarët e akademisë Lorenzo Moretti, Nikolaos Botis, Cesare Casadei, Andi Hoti dhe Franco Carboni i janë bashkuar skuadrës”, shkroi Inter.
Hoti ishte ftuar te Kosova U21 për ndeshjen ndaj Andorrës, por nuk zhvilloi asnjë minutë.