Klubi anglez Chelsea është në kërkim të një top-sulmuesi.
Sipas ‘Football London’, Chelsea do të provojë deri në fund të merkatos transferimin e sulmuesit të Dortmund Erling Haaland, transmeton lajmi.net.
‘The Blues’ duhet të shesin disa futbollist në mënyrë që të rriten financat e klubit për të blerë pastaj yllin norvegjez.
Thuhet se në listën e shitjeve të klubit anglez janë Hakim Ziyech, Tiemoue Bakayoko dhe Tammy Abraham.
Interesim për dyshen Ziyech – Bakayoko ka shprehur Milan, ndërsa për Abraham janë në garë disa skuadra.
Me largimin e këtyre tre futbollistëve Chelsea do të jetë e gatshme të transferojë Haaland.