Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane ka komentuar finalen e madhe të “EURO 2020”, Angli – Itali.
Ai tha se sheh 50-50 gjasat për dy kombëtaret për triumf në këtë finale, që zhvillohet të dielën nga ora 21:00.
“Të luash dhe të udhëheqësh djemtë në finalen tonë të parë, finalen tonë të parë evropiane dhe finalen tonë të parë pas 55 vitesh do të jetë e jashtëzonisht e veçantë. Ka qenë një udhëtim i gjatë, ka qenë një udhëtim i vështirë me shumë ngritje dhe zbritje gjatë rrugës”, tha kapiteni i “Tre Luanëve” për Sky Sports, transmeton Klan Kosova.
“Mendoj se është një lojë e vërtetë me 50-50 gjasat për dy kombëtaret”, shtoi ai.