Mbrojtësi i Napolit, Giovanni Di Lorenzo po tërheq vëmendjen e skuadrave evropaine.
Giovanni Di Lorenzo pas paraqitjeve të mrekullueshme në Kampionatin Evropian e rinovoi kontratën me Napolin sapo u rikthye në Itali.
Mirëpo, sipas “Corriere dello Sport”, Napoli duhet të jetë vigjilent pasi Atletico Madrid po interesohet për italianin, transmeton lajmi.net.
Arsyeja e interesimit të “Los Colchoneros” është se Kieran Trippier është afër rikthimit në Premierligë, dhe me arkën e mbushur plotë pas shitjes së tij, Atletico po kërkon një laternativë të mirë që i përshtatet futbollit të Diego Simeones dhe Di Lorenzo shihet si lojtari ideal.