Nga raportimet e para në mediat angleze, mësohet se Gylfi Sigurdsson është personi i arrestuar nën akuzat për pedofili.
Evertoni ka konfirmuar se ata tashmë kanë suspenduar lojtarin dhe u kanë dhënë mbështetje autoriteteve lokale në zbardhje të rastit.
“Evertoni konfirmon se e ka pezulluar një lojtar të ekipit të parë, në pritje të hetimit policor”.
“Klubi do të vazhdojë t’i përkrahë autoritetet në hetimin e tyre dhe nuk do të bëjë më deklaratë për media në këtë kohë”, thuhet në njoftimin e Evertonit.
Besohet se Sigurdssn është kapur duke shkruar me vajza të mitura, me aq sa edhe ka pasuar arrestimi i tij.
Bashkëshortja e lojtarit i ka mbyllur të gjitha llogaritë në rrjetet sociale, derisa hetimet janë duke vazhduar dhe pritet së shpejti të merret vendimi për lojtarin.