Ministri i shëndetësisë Arben Vitia pas kthimit të të mbijetuarve të aksidentit të Kroacisë ka thënë se një i lënduar nga aksidenti është në gjendje të rëndë kurse katër të tjerë janë kthyer në Gjermani.
“Në këtë tragjedi e cila mori jetën e dhjetë bashkatdhetarëve tanë. Në autobus kanë qenë 67 bashkatdhetarë dhë dy shoferë janë 10 të vdekur 43 kanë qenë të hositlaizuar dhe 15 pa lëndime. 28 veta janë liruar dhe 15 tjerë vazhdojnë trajtimin në Slavoski Brod. Sot në vizitën që i bëmë pamë se gjendja e pacientes është stabile. Në anën tjetër 15 bashkatdhetarë tanë të gjithë janë në gjendje stabile përveç 2 personave që gjenden në Intensivë që njëri në gjendje të rëndë kurse tjetri në gjendje stabile dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai, shkruan Reporteri.net.
“4 kanë zgjedhur të shkojnë në Gjermani për trajtim të mëtutjeshëm kurse 6 priten të lirohen kanë lëndime të lehta. Pritet që deri të enjten të lirohen edhe 6 nga bashkatdhetarë dhe 9 të tjerë do të vazhdojnë trajtimin”, tha Vitia.