Xhudistja gjermane Martyna Trajdos, e cila u shkund dhe u qëllua me shpulla nga trajneri i vet para një gare në Lojërat Olimpike në Tokio, ka thënë se e gjitha ishte pjesë e një rituali para garës.
Pamjet televizive e shfaqen trajnerin Claudiu Pusa duke e shkundur dhe duke e goditur dy herë me shpullë në fytyrë xhudisten e vet.
Trajdos pësoi disfatë ndaj hungarezes dhe u largua nga Tokio duar thatë.
Pas meçit ajo që mori vëmendje nuk ishte humbja e saj, por fakti që trajneri e bëri një veprim të tillë që u dënua nga tifozët dhe të tjerët.
Por Trajdos e ka mbrojtur trajnerin e vet, duke thënë se është kërkesë e vet asaj për t’u ndezur para garës.
“Trajneri im po e bën thjesht atë që unë dëshiroj që ai ta bëjë për të më ndezur para garës”, tha Trajdos.
Trajdos, e cila e humbi luftën në kategorinë 63 kilogramë, shtoi: “Duket se nuk ishin mjaft të forta”.
“Do të doja t’i kisha pushtuar ballinat për diçka tjetër sot. Ai është një ritual të cilin e bëj para garës”, shpjegoi ajo.
Amazing pre-fight ritual of German judo competitor Martyna Trajdos and her coach #OlympicGames #Tokyo2020 pic.twitter.com/v74TKj5r2N
— Rupert Myers (@RupertMyers) July 28, 2021