Fjalë Kyçe

Kapi peshkaqenin gjigant në Durrës, kapiteni i anijes: Është i pesti dhe më i rrezikshmi

Kapi peshkaqenin gjigant në Durrës, kapiteni i anijes: Është i pesti dhe më i rrezikshmi

Një peshkaqen i madh, që peshon 650 kg u kap sot nga peshkatarët e Durrësit, në thellësi të Adriatikut, përballë grykëderdhjes së lumit Buna. Peshkaqeni u kap nga anija “Gerardo”, në një thellësi prej 155 metrash nën ujë.

Kapiteni i anijes, Kapllan Rama ka rrëfyer për Ora News, momentin e kapjes së peshkaqenit gjigant nga peshkatarët. Ai thotë se peshkaqeni po tentonte të shqyente rrjetën dhe se është i pesti peshkaqen që kanë kapur dhe më i rrezikshmi.

“Është i pesti, por ky është me i rrezikshmi. Pasi ngritëm tratat me vinç pamë peshkaqenin që po tentonte të shqyente rrjetën. Me kujdesin më të madh e hodhëm në kuverte këtë përbindësh deti. Pasi e ngritëm në vinç konstatuam se ishte rreth 6.5 m i gjatë dhe me pas se peshonte rreth 650 kg”, shprehet kapiteni për Ora News.