AC Milan shpreson ta mbyllë së shpejti marrëveshjen për mbrojtësin Alessandro Florenzi.
Sipas gazetarit italian, Di Marzio, “Rossonerët” janë afër kompletimit së marrëveshjes me italianin, por ende nuk kanë gjetur ‘gjuhën e përbashkët’ me Romën, transmeton lajmi.net.
Roma e do shitjen e Florenzit që nuk është në planet e Jose Mourinhos dhe duan ta largojnë në formë huazimi me obligim blerje.
Ndërkohë, Milan ka kërkuar nga 30-vjeçari huazim me opsion blerje vitin tjetër.
Ka optimizëm që marrëveshja të arrihet së shpejti dhe brenda muajit Florenzi të jetë lojtar i Milanit.
Edicionin e kaluar, Florenzi kaloi huazim te PSG, skuadër që nuk vendosi ta mbajë dhe bleu Achraf Hakimin nga Inter./Lajmi.net/