Futbollisti që ishte pranë ekipit të parë të Torinos, Altin Kryeziu, ka ndryshuar skuadër. Ai të hënën ka kaluar nga Torino e Serie A te skuadra e kategorisë së dytë belge, Royal Excelsior Virton. Kalimi i Kryeziut është në formë huazimi.
Mesfushori i lindur në vitin 2002, nuk ishte në planet e Torinos e po ashtu as në planet e ekipit të të rinjve. Dhe për këtë arsye është liruar që të kalojë te Royal Excelsiori.
Ai i ishte bashkuar Torinos vitin e kaluar nga Spali. Ishte grumbulluar disa herë me ekipin e parë të Torinos, por pa debutuar. Kryeziu ka kontratë me klubin e Serie A deri në vitin 2023. Huazimi në skuadrën belge i mbaron më 30 qershor të vitit të ardhshëm.