Kombëtarja e Kosovës në beach volley U-22, konkurrenca e femrave, ka zënë vendin e parë në Kampionatin Ballkanit U-22, që u mbajt në Resortin Holiday të Sllatinës së Fushë Kosovës.
Dyshja Finesa Sylejmani/Loresa Avdyli në finale kanë mposhtur dyshen tjetër nga Kosova Hasani/Idrizi të cilat garën e përfunduan në vendin e dytë, transmeton lajmi.net.
Edhe në konkurrencën e meshkujve dy ekipe të Kosovës u ngjitën në podium. Dyshja Erion Bajrami/Ermal Maliqi arriti në finale, ku u mund nga Turqia.
Sukses tjetër ka arritur edhe dyshja Endrit Nrecaj / Arlind Bytyqi të cilët “luftuan” deri në fund çka rezultoj që ata të fitojnë vendin e tretë.
KOK përgëzon ekipet tona të beach-volleyt për suksesin, duke iu uruar fat dhe suksese edhe në garat e ardhshme ndërkombëtare.