Fjalë Kyçe

Përzgjedhësi i Greqisë optimist para ndeshjes me Kosovën

Përzgjedhësi i Greqisë optimist para ndeshjes me Kosovën

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Greqisë, John van’t Schip ka publikuar të mërkurën listën e lojtarëve për ndeshjet e muajit të ardhshëm. Greqia në shtator, do t’i luajë tri ndeshje, një miqësore dhe dy në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Më 1 shtator, Greqia luan miqësoren ndaj Zvicrës, përpara se më 5 shtator të përballet me Kosovën në Prishtinë, dhe Suedinë tri ditë më vonë në shtëpi. Greqia grumbullimin do ta nis më 30 gusht kurse një ditë më vonë, do të udhëtojë në Zvicër për t’u përgatitur. Schip ka ftuar 28 futbollistë për këto tri ndeshje.

Në një deklaratë, Schip ka thënë se është optimist para ndeshjeve eliminatore kundër Kosovës dhe Suedisë, në kuadër të Grupit B.

“Synimet tona janë të qartë dhe jam optimist se do t’i arrijmë, pavarësisht mungesave të lojtarëve të rëndësishëm që i kemi për shkak të lëndimeve”, ka thënë Schip. “Sidoqoftë, e përsëris se jam optimist për rezultatin e ndeshjeve kundër Zvicrës, Kosovës dhe Suedisë, duke pasur parasysh angazhimin që tregojnë lojtarët tanë sa herë që ftohen”.

Greqia është e tretë në grup me dy pikë të mbledhura pas dy ndeshjeve të luajtura, duke lënë pas vetes Gjeorgjinë me një pikë në vendin e katërt dhe Kosovën të fundit, pa pikë. Grupit i prinë Spanja me shtatë pikë, një më shumë se Suedia që renditet e dyta.