Fjalë Kyçe

Bunjaki paralajmëron një projekt të madh pas VAR

Bunjaki paralajmëron një projekt të madh pas VAR

Albert Bunjaki, ish elektori i parë i Kombëtares së Kosovës në Futboll, është shprehur i lumtur që Federata e Futbollit e Kosovës është e para në rajon që përdor sistemin VAR (Video Assistant Referre).

Përveç kësaj Bunjaki në Klan Kosova ka treguar se janë duke punuar edhe në një projekt tjetër të madh.

“Kalibrimi është mjaft i ndjeshëm, vijat e bardha duhet matur saktësisht. Është teknologji e ndjeshme. Tash duhet punuar dhe kjo ka qenë objektivi kryesor që i kam premtuar kryetarit [Agim Ademi].

“Kemi pasë punë të tjera dhe nuk kemi punuar vetëm me VAR. E kemi një projekt mjaftë të rëndësishëm me kryetarin dhe atë do ta realizojmë”, është shprehur ai, duke refuzuar që të japë detaje.

“Do të punojmë njëjtë si me VAR”.