Kosova është nikoqir i Greqisë në takimin që luhet në Grupin B në kuadrë të Kupës së Botës.
Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me dy kampet që tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.
Kosova futet në këtë takim pas fitores 1-0 ndaj Gjoergjisë, duke marrë kështu tre pikët e para në këto kualifikime, e që do të tentojë edhe sonte të fitojë.
Në anën tjetër, Greqia ka vetëm dy pikë, nga dy barazime dhe e di që do të jetë një përballje e vështirë në fushën tonë.
Kujtojmë se kjo është sfida e tretë mes Dardanëve dhe grekëve, me tanët që kanë një barazim pa gola dhe një humbje 2-1.
Formacioni startues i Kosovës: Muric, Vjovoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Valon Berisha, Dresevic, Halimi, Lirim Kastrati, Rashica, Muriqi.
Formacioni startues i Greqisë: Vlachodimos, Androutsos, Mavrapanos, Tzavellas, Tsimikas, Baasetas, Bouchalakis, Slopis, Douvikas, Giannoulis, Pavlidis.