Një burrë nga Karolina e Veriut tha se dëshira për t’i blerë hamburger një kolegu të punës, e çoi në fitimin e një xhekpoti lotarie prej 1 milion dollarësh.
Kevin Poole nga Franklinville u tha zyrtarëve të lotarisë se ‘udhëtimi’ i tij për ta fituar këtë çmim filloi kur një koleg i tij bëri një gjest dashamirës.
“Elektricisti me të cilin punoj ma pagoi drekën dje”, tha Poole kur e mori çmimin e tij. “Unë i thashë:” Meqenëse e keni blerë drekën time dje, sot unë do të blej tënden”.
Derisa ishte duke pritur për ushqimin e tij, Poole bleu një biletë gërvishtëse dhe e kuptoi se ishte bërë milioner.
“Jam tepër i emocionuar tani,” tha fituesi. “Do ta ndërtoj një shtëpi dhe do doja të blija më shumë tokë. Dua të ndërtoj një pistë motocross për djemtë e mi që të argëtohen aty”, tha ai.