Sulmuesi më i ri i skuadrës së Prishtinës, Besart Berisha ka arritur në Kosovë.
Berisha është golashënuesi më i mirë në futbollin australian dhe tashmë pritet të jetë një ndihmë e shtuar për skuadrën nga kryeqyteti.
Me të ardhur në Kosovë, ai ka deklaruar se qëllimi i tij është që të fitojë trofe me skuadrën e Prishtinës.
“Qëllimi im është që të fitojë ndonjë trofe me skuadrën e Prishtinës. I kam përcjellur disa ndeshje dhe mund të them që Prishtina e ka ekipën shumë të mirë. Jam gati për futbollin kosovar dhe do ta jap maksimumin tim”, tha ndër të tjera Berisha, për RTK.