Fjalë Kyçe

Dy skuadrat tjera shqiptare kanë mësuar kundërshtarët në Ligën e Kampionëve

Dy skuadrat tjera shqiptare kanë mësuar kundërshtarët në Ligën e Kampionëve

Është hedhur shorti për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Skuadrat shqiptare që marrin pjesë në këtë garë si Feronikeli, Partizani e Shkëndija kanë mësuar kundërshtarët.

Kampionët e Kosovës në rast se kalojnë rrethin preliminar përballen me ekipin uellsian TNS.

Në anën tjetër skuadra shqiptare e Maqedonisë, Shkëndija do të luaj me ekipin nga Estonia Nomme Kalju FC.

Ndërkohë Partizani i Tiranës do të përballet me ish-skuadrën e Ansi Agollit, Qarabag.