Fjalë Kyçe

Sulmuesi i njohur largohet nga Drita

Sulmuesi i njohur largohet nga Drita

Festim Krasniqi ka mbyllur aventurën e tij me klubin e Dritës pas vetëm gjashtë muajsh, që kur u transferua në janarin e këtij viti.

Megjithëse Krasniqi ishte ende nën kontratë me klubin gjilanas, ai ka vendosur të shkëput kontratën pas bisedave që pati me drejtuesit e klubit.

“Nga sot nuk do jem pjesë e Dritës, pas bisedimeve me drejtorin e klubit kemi rënë dakord që me marrëveshje ta shkëpusim kontratën. Falenderoj të gjithë antarët e klubit, trajnerin, ish-trajnerin për besimin, tifozët Intelektualët për përkrahjen si dhe bashkëlojtarët”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij.

Sulmuesi i shumë klubeve në vendin tonë ka njoftuar gjithashtu se shumë shpejtë do të njoftojë për klubin e tij të rradhës se ku do ta vazhdojë karrierën.

Krasniqi ka djersitur më parë fanelat e shumë ekipeve, duke filluar nga Renova, Trepça ’89, Hajvalia, Vushtrria, Prishtina, Partizani, Laçi, Llapi, Vllaznia e Pozheranit e Besa e Pejës.