Fjalë Kyçe

Legjenda gjermane e viziton Kosovën

Legjenda gjermane e viziton Kosovën

Legjenda e futbollit botëror, Lothar Matthaus, nesër (e mërkurë) do ta vizitojë Kosovën.

Ai do të vijë në Kosovë falë ‘Teleperformance Deutchland’ dhe televizionit ‘SKY Germany’, njofton Zëri.info.

Ish-futbollisti i mirënjohur i Kombëtares së Gjermanisë do ta mbajë edhe një konferencë për media.

Matthaus në ora 16:00 do ta vizitojë edhe stadiumin e Prishtinës, ‘Fadil Vokrri’.

Ndryshe, gjermani është kampion evropian dhe botëror me kombëtaren si dhe ka fituar të kampionit në Itali me Interin, por edhe të Gjermanisë me Bayern Munichun.