Fjalë Kyçe

Rashinca bëhet baba për herë të dytë

Rashinca bëhet baba për herë të dytë

Futbollisti I Kombëtares së Kosovës,  Milot Rashica është bërë baba për të dytën herë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Rashinca pëmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

“Mirëserdhe në botë djali jonë”, ka shkruar Rashica.

Futbollisti dhe bashkëshortja e tij, Belkiz Kera, kanë dhe një djalë të quajtur Tian.

Lajmin se janë në pritje të fëmijës së dytë e kishte dhënë në rrjetet sociale bashkëshortja e Milotit, Belkiz Kera.

Ajo kishte shkruar se ata do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë. Madje, çifti kishin zbuluar edhe gjininë e fëmijës së dytë, që është djalë.