Fjalë Kyçe

Juventusi transferon super yllin e PSG

Juventusi transferon super yllin e PSG

Marcos Benito i El Chiringuito shprehet se Rabiot do të zyrtarizohet tek Juve në muajin Korrik, shkruan Gazeta Alo

Lojtari do të firmosë një kontratë 5 vjecare prej 7 mln euro në sezon dhe 10 mln do ti shkojnë menjeherë pas nënshkrimit si bonus pēr agjenten dhe njëkohesisht mamanë e tij Veronique.

Ky bonus mund të jetë vērtet çelsi i negociatave pasi Rabiot kërkonte 10 mln euro pagë. Njelë rrogë e tillë do të shkaktonte pakenaqësi në ekip duke qenë se përvec Ronaldos, tè gjithë përfitojnë maksimumi 7,5 mln euro në sezon.

Në këtë mënyrë Rabiot mban pagë brenda parametrave të ekipit. Bonuse të tilla tashmë janë rutinë kur nënshkruhen lojtarë me parameter 0.

Kujtojmë se edhe për Emre Can u përfol se u dhanë 16 mln euro komisione për agjentët e tij.

Duhet theksuar se Josep Pedrerol i Chiringuito ishte i pari që foli për negociatat mes Juves dhe Ronaldos korrikun e kaluar.

Në përgjithesi njihet si media pranë cështjeve të Realit por fakti që flasin me kaq siguri mund ti bëjë të besueshëm.

Kujtojme se edhe vetë Rabiot ka shprehur interes për Juven në një nga intervistat e dhëna javët e fundit.

Nëse marrveshja konkretizohet, Juve nënshkruan 2 parametra 0 pēr sezonin e ardhshëm, Ramsey dhe Rabiot, të dy lojtarë me eksperiencë ndërkombëtare dhe aftësi teknike mbresëlënèse. /Gazeta Alo