Fjalë Kyçe

Presidenti i FC Prishtina flet para përballjes së mundshme me 54 herë kampionët e Skocisë

Presidenti i FC Prishtina flet para përballjes së mundshme me 54 herë kampionët e Skocisë

Prishtina do të përfaqësoj Kosovën në garën e Europa League për të tretin vit më rradhë.

Fillimisht nënkampionët e Superligës do të kenë punë me skuadrën e Gjibraltarit, St Joseph’s derisa në rundin e dytë do të ndeshet me Rangersin e Steven Gerrard.

Presidenti i klubit nga kryeqyteti, Remzi Ejupi në një prononcim për Indeksonline ka thënë se në këtë garë të madhe janë të gjithë skuadrat e forta dhe nuk mund të zgjedhësh.

“Rangers është një skuadër e fortë dhe ka një potencial të madh, por kjo është garë e madhe dhe nuk ka skuadër të dobët e të fortë, duhet të përballesh me atë që të bie në short“, ka thënë Ejupi.

“Fillimisht do të duhet të përballemi me St Josep’s dhe më pas do të shohim për kundërshtarin e radhës“, vazhdoi ai.

“Në futboll është gjithçka e mundur dhe mund të ndodh befasia. Fillimisht do të mundohemi të nxjerrim një rezultat të favorshëm në Prishtinë e më pas atje do të mundohemi të befasojmë. Në futboll është gjithçka e mundur“, përfundoi presidenti i KF Prishtinës.

Ai në fund ka shtuar se skuadra që ai drejton do të përforcohet që të jetë më konkurruese.