Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është një ekuilibrist i aftë. Ndjekja e aventurave të tij diplomatike dhe ushtarake mund të jetë marramendëse, pasi Erdogan e ndryshon befas pozicionin e tij, dhe nganjëherë mban disa pozicione në të njëjtën kohë.
Sot Turqia është emblema e një periudhe të ri–konfirmimit gjeopolitik, në të cilën aleancat mund të vihen në pikëpyetje (këtë e kemi parë kohët e fundit në Australi), dhe mund të shfaqen ditën për diell orekset e shtypura prej kohësh të fuqive të mëdha.
Më 30 shtator, presidenti turk ishte në Soçi të Rusisë, për të takuar një njeri, që nuk është i sigurt nëse është partneri, kundërshtari i tij, apo të dyja bashkë:Vladimir Putin. Rusia dhe Turqia janë duke përplasur me njëra-tjetrën në veriperëndim të Sirisë dhe në Libi.
Megjithatë të dy udhëheqësit kanë arritur gjithmonë të gjejnë një mënyrë për t’u marrë vesh me njëri -tjetrin, gati në çdo rast në kurriz të Shteteve të Bashkuara.
Erdogan u largua nga takimi me një njoftim, i cili me siguri do ta ketë zemëruar shumëUashingtonin:Turqia dhe Rusia, synojnë që të bashkëpunojnë në prodhimin e avionëve luftarakë dhe nëndetëseve. Po ashtu, Ankaraja do të blejë serinë e dytë të sistemit rus të mbrojtjes kundërajrore S-400.
Një problem kompleks
Erdogani teston vazhdimisht ekuilibrin e forcave. Blerja e serisë së parë të sistemit S-400 në kohën e Donald Trump, bëri që Turqia t’i nënshtrohej një sërë sanksionesh, dhe sidomos tëpërjashtohej nga programi i avionëve luftarakë amerikanë F-35.
Presidenti turk shpresonte të zbuste disi homologun amerikan Xho Bajden, që megjithatë e refuzoi takimin me të gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork muajin e kaluar. Erdogan përfaqëson një problem kompleks për Shtetet e Bashkuara:Turqia është pjesë e NATO-s, aleancës së udhëhequr nga Uashingtoni, por prej disa vitesh ajo ka ndjekur një strategji autonome, pa u konsultuar me aleatët e saj.
Ankaraja ndërhyri ushtarakisht në Libi, Siri, Irak dhe Armeni së bashku me Azerbajxhanin. Për më tepër, Turqia ishte e pranishme në Kabul pas largimit të NATO -s. Pra lista është shumë e gjatë. Më 30 shtator, edhe pse jo zyrtarisht, NATO kritikoi njoftimin e bashkëpunimit ushtarak midis Ankarasë dhe Moskës.
Megjithatë zyrtarisht nuk ndodhi asgjë. Aleanca Atlantike vazhdon ta përjetojë këtë kontradiktë të përhershme. Franca u përpoq të ngrejë çështjen turke në NATO. Dhe të mendosh që presidenti francez Macron deklaroi në vitin 2019 gjatë një interviste për “The Economist”, se NATO “ka pësuar një vdekje celebrale”.
Ajo deklaratë bëri shumë bujë, edhe pse në fakt Macron vetëm sa e vuri NATO-n përballë me kontradiktat e saj. Mjerisht ai apel nuk ndihmoi aspak, edhe sepse Shtetet e Bashkuara mendojnë vetëm për Kinën.
Vetë Franca e bëri situatën akoma më komplekse, duke nënshkruar një marrëveshje për njëpartneritet strategjik me Greqinë disa ditë më parë, i cili përmban një klauzolë solidariteti të ndërsjelltë në rast agresioni. Po cili vend mund të nxisë aktivizimin e kësaj klauzole?
Natyrisht që Turqia. Problemi është se Franca, Greqia dhe Turqia, janë pjesë e së njëjtës aleancë, përkatësisht NATO -s. Dhe ky konfuzion i përgjithshëm nuk mund të zgjasë përgjithmonë.
Sot të gjithë do të preferonin që Turqia të qëndronte brenda NATO -s, për të kufizuar dëmin. Por fakt mbetet se brenda aleancës ka një mospërputhje të qartë, pikërisht në një kohë të ndryshimeve të mëdha në ekuilibrin ndërkombëtar të forcave. Ndoshta një ditë, NATO-ja do të dalë nga “koma“ për të zgjidhur problemet që ka. / “France Inter” – Bota.al