Sulmuesi francez e ka pranuar se gjatë verës që shkoi dëshironte t’i bashkohej gjigantit spanjoll
Real Madridi vazhdon të mbetet një ëndërr për Kylian Mbappen.
Sulmuesi francez e ka pranuar se gjatë verës që shkoi dëshironte t’i bashkohej gjigantit spanjoll.
Mirëpo, në fund Paris Saint-Germaini nuk e la atë të largohej.
Kampioni i botës me Francën tash është fokusuar tek klubi aktual.
Por, ai ka folur për prapaskenat e afatit të fundit kalimtar të verës.
“Unë jam i lidhur me PSG-në. Por, nëse do të largohesha këtë verë, do ta bëja vetëm për Real Madridin. Ambicia ime ishte e qartë këtë verë”, ka thënë Mbappe për “L’Équipe”, përcjell “Gazeta Express”.
Sidoqoftë, nëse në të ardhmen i ofrohet një mundësi tjetër, ai do t’i bashkohej me kënaqësi klubit të ëndrrave të tij.
Ish-futbollisti i Monacos nuk e ka vazhduar ende kontratën me PSG-në dhe tashmë ka hyrë në vitin e fundit të saj. /Gazeta Express/