Kylie Jenner ka publikuar fotografitë e reja të shtatzanisë, ku është shfaqur e tëra në të kuqe.
Ajo u shfaq me një veshje të ngushtë, që përfshinte doreza dhe taka të kuqe, me një pallto me të njëjtën ngjyrë.
Kylie mahniti me pamjen e saj edhe në shtator në Javën e Modës në New York, ku u shfaq me një kostum të tejdukshëm, duke pasqyruar pamjen e dantellave që Kardashian kishte veshur gjatë shtatzënisë së saj në vitin 2015, shkruan PageSix, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshe, derisa bukuroshja shtatzaninë e parë e mbajti të fshehtë nga fansat, këtë herë ajo e zbuloi atë gjatë muajit shtator.