Fjalë Kyçe

Shaqiri vishet me një xhaketë të UÇK-së pas ndeshjes, bëhet top lajm në Zvicër

Shaqiri vishet me një xhaketë të UÇK-së pas ndeshjes, bëhet top lajm në Zvicër

Të shtunën mbrëma, pas ndeshjes Zvicër – Irlandë Veriore në Gjenevë (2-0), një person i panjohur i dha Shaqirit një xhaketë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Teksa Shaqiri po i jepte intervistën pas ndeshjes për lojën që ata fituan kundër Irlandës Veriore, para kamerës u shfaq një burrë që i ofroi Shaqirit një xhaketë.

Nëf fakt, ajo nuk ishte një xhaketë e thjeshtë, pasi mbante stemën me shqiponjën dykrenare në një sfond të kuq dhe shkronjat “UÇK” – logoja e “Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkruan e përditshmja zvicërrane ‘Blick’.

Shaqiri gjithsesi që e njohu stemën, teksa i buzëqeshi situatës dhe vazhdi të bëj intervistën për fitoren e kombëtares zvicerane, megjithatë ai më vonë u kritikua nga mediat e huaja, disa media duke shkuar aq larg sa duke e quajtur UÇK-në një organizatë terroriste.