Fjalë Kyçe

Istogu e zyrtarizon Bekim Shotanin si trajner të ri

Istogu e zyrtarizon Bekim Shotanin si trajner të ri

Skuadra e Istogut e ka gjetur zëvëndësuesin e . Bekim Shotani është emëruar trajner i ri i skuadrës që garon në Ligën e Parë.

Shotani nënshkroi sot kontratë me Istogun e cila është e vlefshme deri me 30 qershor 2022, por me mundësi vazhdimi edhe për dy vite tjera.

“Trajneri Shotani besoj në projektin e klubit tonë dhe shpresojmë që së bashku në tri vitet e ardhshme me punë të madhe ta realizojmë atë.

Kryetrajneri vushtrrias Bekim Shotani do të ndihmohet nga stafi përcjellës me ndihmësit: Mehdi Arifaj dhe Hysni Kabashi.

Shotani është trajner i njohur në futbollin kosovar, ka udhëhequr skuadra të mëdha të Superligës siq janë: Ballkani, Trepça ’89, Llapi, Vushtrria, Drenica” thuhet në njoftimin e Istogut./Indeksonline