Ndonëse ishte folur se Bakayoko do të largohet gjatë muajit janar nga AC Milan, megjithatë, lojtari duket se do të qëndrojë edhe disa sezona në “San Siro”, transmeton Gazeta Alo.
“Rossonerët” siç raportojnë mediet italiane, kanë fituar besimin tek lojtari dhe kanë nisur negociata me Chelsean për blerjen e plot të kartonit te Bakayoko.
Lojtari po luan në skuadrën e Genaro Gattussos në formë huazimi nga “Blutë” e Londrës, por milanistët tashmë janë të vendosur që ta mbajnë edhe disa sezona lojtarin në skuadër.
“Milan ka rifituar besim te Bakayoko dhe janë drejt blerjes se kartonit të lojtarit”, shkruajnë mediet italiane. /Gazeta Alo/