Fjalë Kyçe

Kosova U19 mbyll kualifikimet pa pikë dhe pa gol të shënuar

Kosova U19 mbyll kualifikimet pa pikë dhe pa gol të shënuar

Kosova U19 ka pasur një aventurë për t’u harruar në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Dardanët e rinj e mbyllën sot këtë fazë me humbje bindëse 0:3 nga Uellsi, shkruan Gazeta Express.

Kështu, Kosova U19 e mbyll këtë aventurë në vendin e fundit në grupin e 10-të, pas Gjeorgjisë, Norvegjisë dhe Uellsit.

Përveç kësaj, ata nuk arritën të merrnin ndonjë pikë, e as të paktën të realizonin gol në tri ndeshjet sa i zhvilluan, duke i pranuar shtatë.