Kosova e ka humbur ndeshjen e fundit në “Fadil Vokrri” në kualifikimet për kampionatin botëror “Qatar 2022” kundër Gjeorgjisë me rezultat 1:2.
Pas takimit ka folur trajneri Bernard Challandes.
Challandes tha se përformanca nuk ishte e keqe.
Ai tha se ekipi luajti mirë.
“Mendoj që jam i zhgënjyer me ekipin për arsye se luajtëm mirë. Performanca nuk ishte e keqe, ekipi luajti mirë. Kemi luajtur mirë. Krijojmë mirë por mungon pasimi i fundit. Pjesën e dytë kemi qenë dominant, por ka munguar tranzicioni”.
Strategu zviceran shtoi se Gjeorgjia ka ekip të mirë.
“Për mua nuk është problem vendi 4 apo 5 por ne kemi mundur ta fitojmë më shumë pikë”.
“Nuk jemi në pozicion, jam trajner, nuk është vendimi i imë, unë jam mirë me këtë skuadër. E di që duhen rezultatet, këtë herë nuk kemi rezultate dhe nuk e mendoj të ardhmen. Bëjë punën time dhe jap maksimumin pastaj është vendim i federatës e jo i imi për edicionin e ardhshëm të Federatës së Futbollit’.