Trajneri i mirënjohur kosovar, Driton Kuka ka bërë gati skuadrën e tij për përfaqësim dinjitoz në Lojërat Evropiane në Minsk 2019, shkruan Gazeta Alo
Para nisjes pèr në këto gara Driton Kuka ka një mesazh për deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Ky èshtë reagimi i trajnerit.
Sot po nisem në Lojërat Evropiane në Minsk 2019!
Ekipi i përgatitur besoj se edhe kësaj radhe do na gëzoj me medalje!
Sporti përkundër sukseseve dje në Parlament nuk mori përkrahjen e duhur për tu finalizuar Ligji për Sponsorisim!
Se kemi merituar kështu aspak!
Ju që se votuat duhet të flisni publikisht arsyet e juaja,nese keni arsye të qëndrueshme ne jemi gati të ulem e ta diskutojmë por …
Leni kauzat politike kur është në pyetje sporti!
Kryefjala e shtetësisë së Kosovës është Sporti e dini ju të gjithë kur takoheni me politikanë të huaj me çka lavdëroheni më së shumti!