Gjiganti francez do të mundohet ta transferojë sulmuesin e Liverpoolit, si alternativë të Erling Haalandit
Paris Saint-Germaini ia ka vënë syrin sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah.
Gjiganti francez e sheh futbollistin egjiptian si alternativë të Erling Haalandit.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “Le10Sport”.
Sulmuesi i Borussia Dortmundit shihet si prioritet për parisienët për ta transferuar atë në vitin 2022.
Mirëpo, për norvegjezin PSG-ja do të përballet me konkurrencën e fortë të Real Madridit dhe Manchester Cityt.
Prandaj, klubi nga “Parku i Princave” do të mundohet ta transferojë Salahun, të cilin e sheh si “gjah” më të lehtë.
“Faraoni” ka kontratë me “Reds” deri në vitin 2023