Gjykata franceze në rastin “kaseta e seksit”, ku përfshihen Karim Benzema dhe Mathieu Valbeuna, pritet ta japë vendimin përfundimtar të premten.
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, është duke u gjykuar në mungesë nën akuzat për përfshirje në një tentim shantazh ndaj ish-bashkëlojtarit të vet francez Mathiueu Valbuena rreth një kasete të seksit, raporton Gazeta Express.
Benzema po akuzohet se ishte përfshirë në një plot për të nxjerrë para nga ish-bashkëlojtari i vet francez para një ndeshjeje miqësore kundër Armenisë pesë vjet më parë.
Ndaj tij është ngritur aktakuzë për bashkëpjesëmarrje në tentim shantazhi ndaj Valbuenas, por Benzema nuk ishte i pranishëm në gjykatë të mërkurën kur nisi gjykimi.
Shantazhuesit kishin kërcënuar ta publikonin një kasetë seksi ku dukej edhe Valbuena, nëse ky i fundit nuk paguan haraç. Dyshohet se Benzema e kishte nxitur Valbeunan ta paguante grupin e shtantazhuesve.
Por Valbuena e lajmëroi policinë në vend se të merrej vetë me shantazhuesit.
Benzema rrezikon burgim deri në pesë vjet dhe gjobë prej 75 mijë eurove nëse shpallet fajtor.
Benzema i ka mohuar të gjitha akuzat.