Mos kalimi i Ligjit për Tatimin e të Ardhurave në Korporata në Kuvend, përkatësisht amendamenti, i cili do t’i jepte rrugë të menjëhershme Ligjit të Sponsorizimit në fushën e Sportit, Kulturës e Rinisë, ka befasuar gjithë komunitetin e sportit, të cilët kanë shprehur zhgënjimin e madh me hezitimin e disa deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Nè lidhje me këtë ka reaguar edhe Liga e Veteranëve e cila ka shprehur paknaqësitë për mos votimin e amendamentit, i cili do t’i jepte rrugë të menjëhershme Ligjit të Sponsorizimit në fushën e Sportit.
Liga e Vereranëve gjithashtu ka bërë thirrje që ky ligj të rikthehet në votim dhe të gjej përkrahje nga deputetët të cilët nuk e votuan. /Gazeta Alo.