Fjalë Kyçe

“El Clasico” e parë pa legjendën Messi, Barcelona nuk fiton kundër Real Madrid prej vitit 2019

“El Clasico” e parë pa legjendën Messi, Barcelona nuk fiton kundër Real Madrid prej vitit 2019

Barcelona dhe Reali i Madridit do të luajnë “El Clasico”e parë prej largimit të Lionel Messi-t, që gjatë merkatos së verës u transferua në Paris. Ndeshja numër 280 ndërmjet rivalëve legjendarë në Spanjë do të luhet këtë të diel në “Camp Nou”, prej orës 16:15.

Përballja e fundit ndërmjet dy gjigandëve të La Liga-s ishte ajo e 10 prillit të kaluar, ku madrilenët fituan 2-1 në shtëpi. Reali synon të ruajë startin e mirë të këtij edicioni, ndërsa një humbje do të rrezikonte të thellonte krizën e katalanasve.

Barcelona nuk fiton në “El Clasico” prej marsit të vitit 2019. Në total janë katër ndeshje, ku blaugranat kanë humbur tre herë dhe kanë marrë vetëm një barazim. Nga 279 duele historike, katalanasit janë lehtësisht në avantazh me 115 fitore, kundër 102 të Realit, teksa 62 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Barça është e pamposhtur në shtëpi në këtë sezon dhe menjë fitore do të parakalonte rivalët në renditje. Pas tetë ndeshjeve të luajtura, Reali është pranë kreut me 17 pikë, ndërsa skuadra e Kouman ka grumbulluar 2 pikë më pak./A2cnn