Fjalë Kyçe

Zyrtare: Kryetari i Vushtrrisë largohet nga skuadra

Zyrtare: Kryetari i Vushtrrisë largohet nga skuadra

Naser Imeri me anë të një njoftimi në rrjetet sociale ka deklaruar se nuk do të jetë më kryetari i skuadrës së Vushtrrisë, shkruan Gazeta Alo.

Ky është njoftimi i Naser Imerit në rrjetet sociale.

Komunikata e plotë:

Dua të ju informoj se unë Naser Imeri kam vendosur të largohem nga pozita e kryetarit të klubit FC Vushtrria, e pranoj se ka qene një vendim shumë i vështir për mua, sepse të udheheqësh një klub me traditë siq është Vushtrria një klub plotë legjenda, ku i gjithë qyteti jeton për të, ka qene një privilegj dhe krenari e madhe për mua.

Për afro tri vite të udhëheqjes në klub, konsideroj se ka ardh koha që të liroj rrugë për disa arsye, e para është koha dhe energjia e madhe në të cilen ne si familje kemi qene të angazhuar në klub, ku jemi ballafaquar me sfida aspak të lehta dhe momente të jashtëzakonshme, por për asnjë moment nuk jemi ndal dhe kemi vazhduar deri në synimin të cilin ja kemi vendos si qëllim vetes, INKUADRIMIN NE SUPERLIGEN E KOSOVES, synim të cilin ja kemi arritë së bashku me kryesinë e klubit, drejtorin ekzekutiv Arian Imeri, trajnerin Samuel Nikaj, lojtarët, tifozët etj etj, të cilët shfrytezoj rastin ti Faleminderoj publikisht.

Dhe arsya tjetër ka të bëj me aspektin financiar ku ne si kompani konsiderojmë se kemi investuar shumë këto vite të udhëheqjes sa kemi qëndruar në ligën e parë. Dhe fakti që tashmë jemi pjesë e Superligës gjatë analizave të shumta kemi ardhur në përfundim se ne si kryesi aktuale dhe kompania jonë të vetëm, e kemi të pamundur ti mbulojmë shpenzimet minimale për të krijuar një ekip konkurues që të mbijetoj në superligë.

Prandaj ka ardh koha për një mobilizim të ri, për një udheheqje të re e cila zotohet se do ta krijon një grup homogjen për ti permbushur objektivat për një ekip konkurues në superligë, sepse ky qytet e meriton superligën, tifozët tanë meritojn më shumë.

Për fund desha të shtoj se përkundër lajmit të keq për mos votimin e ligjit për sponzorizim nga parlamenti i Kosovës, ne si Ariani Company zotohemi se kushdo që të vjen ne udheheqje të klubit do të vazhdojmë të përkrahim financiarisht se bashku me kompanitë tjera.

me respekt
Naser Imeri