Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, e ka vizituar sot Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe.
“Patëm nderin dhe kënaqësinë të mirëpresim sot në Ambasadë, futbollistin dhe krenarinë e kombëtares tonë, Milot Rashica”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Britanisë së Madhe.
“E Ngarkuara me Punë znj. Arrita Gjakova i dëshiroi Milotit shumë suksese me paraqitjet e tij me Norwich City”.
Në postim ata thanë që puna dhe sukseset e Rashicës janë frymëzim për të gjithë brezat e rinjë.