Fjalë Kyçe

Sukses i jashtëzakonshëm i Shkollës së Futbollit “Forca” nga Vushtrria

Sukses i jashtëzakonshëm i Shkollës së Futbollit “Forca” nga Vushtrria

Se Vushtrria ka pasur dhe ka dhënë gjithmonë talent në futboll është dëshmuar çdo herë dhe po vazhdon të dëshmohet edhe këto ditë.

Futbollistët e Shkollës së Futbollit “Forca”, të cilët kanë marr pjesë në turneun e futbollit në Suedi, arritën të zënë vendin e 4, nga 150 ekipe sa ishin në këtë turne.

Kjo është edhe një inkurajim për të gjithë ne që të intensifikojmë edhe më shumë punën dhe investimet që jem duke i bërë në rregullimin e infrastrukturës sportive në komunën tonë.

Më meritorët për këtë sukses të KF Forca nga Vushtrria janë trajnerët Faton Cecelia, Ilmi Mehmeti dhe kordinatori Besart Cecelia të cilët me punën e palodhshme po arrijnë suksese të jashtëzakonshme.

Duhet cekur se Vëllezërit Cecelia kanë përvoj tè madhe në punën e trajnerit në turnet e ndryshme ndërkombëtare. /Gazeta Alo